Gjykata Speciale këtë muaj ka nxjerrë Direktivën për Mbrojtësit, e cila përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve.
Por, të interesuar për të qenë pjesë e kësaj gjykate si mbrojtës të të akuzuarve, apo viktimave përveç avokatëve vendorë, janë edhe shumë avokatë të shteteve të ndryshme.
Zyrtarë për media të kësaj gjykate pohojnë për arbresh.info se në Zyrën e Mbrojtjes së Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë shkuar një numër kërkesash të avokatëve nga shtete të ndryshme.
“Deri tash, Zyra e Mbrojtjes e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka marrë një numër kërkesash nga avokatë nga shtete të ndryshme. Për momentin nuk mund të japim informacion konkret për arsye se procesi i përzgjedhjes është në vijim e sipër, mirëpo Lista e Mbrojtësve do të dalë në faqen tonë në Internet në një fazë të mëvonshme”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të Gjykatës Speciale, të dhënë për arbresh.info.
Sipas Direktivës për Mbrojtës, vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash.
Gjykata Speciale do të adresojë akuzat se luftëtarët e UÇK-së janë përfshirë në vrasje, rrëmbime, burgosje të paligjshme dhe persekutim të serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besoheshin se ishin bashkëpunëtorë me regjimin serb apo kundërshtarët politikë të udhëheqjes së UÇK-së gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1998-1999.
Ndërkohë, javën e ardhshme më 23 nëntor, kryetarja e kësaj Gjykate, Ekaterina Trëndafilova do të vizitojë Kosovën./Arbresh.info/Gita Lushi/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...