Apeli refuzon kërkesën e Shukri Bujës dhe të tjerëve për hudhjen e aktakuzës

11:54 | 15 Nëntor 2017
L G

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve,  ish- kryetar i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja,dhe 7 të tjerëve,  Fahri Retkoceri, Bajram Rizani, Driton Avdiu dhe Burim Kodra, Edmond Rexhepi, Nebih Zeqiri, Halit Gashi,  të paraqitura kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 26.07.2017.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, në të cilën janë përfshirë nëntë persona, gjashtë nga ta po akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  Dy,  po ashtu për shkak të veprave penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga i njëjti nen si dhe “Marrje e ryshfetit” nga neni 343 të KPRK-së. Ndërsa një person për “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 294 dhe “Dhënie e ryshfetit” nga neni 343, i të njëjtit kod.

Gjykata e shkallës së parë, me anë të aktvendimit të datës 26.07.2017, ka konsideruar se provat në bazë te të cilave është ngritur aktakuza, janë marrë në mënyrë të ligjshme, dhe se ato mbështesin dyshimin e bazuar mirë, së te pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen, duke refuzuar kështu, kërkesat e avokatëve për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

“Të njëjtën vlerësime i mbështet edhe Gjykata e Apelit e Kosovës, e cila edhe vendosi konform nenit 416 paragrafi 2.lidhur me paragrafin 1 të Kodit të Procedurës Penale. sh-kreu i komunës së Lipjanit, Shukri Buja akuzohet se gjatë kohës sa ishte në krye të kësaj pozite, në bashkëkryerje me të akuzuarit tjerë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, “Dhënia e Ryshfetit”, “Marrja e Ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” si dhe “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, për Bujën dhe nëntë të akuzuarit e tjerë, ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ku kanë tejkaluar autorizimet e tyre, gjithnjë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për të tjerët.

Sipas aktakuzës, me këto veprime 10 të akuzuarit i kanë shkaktuar dëm komunës në fjalë dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, në atë mënyrë që duke vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime, me të cilat fillimisht kanë eksproprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe pronat komunale, me qëllim të eksploatimit të xehes së nikelit.

Te njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë./ Arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme