129 fëmijë nën 9 vjeç dolën pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

16:30 | 30 Janar 2022
A. B.

129 fëmijë nën 9 vjeç dolën pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot në vend janë regjistruar 2 mijë e 390 raste të reja me COVID-19.

Në mesin e rasteve të reja me virus gjatë kësaj kohe janë edhe 129 fëmijë të moshës zero deri në 9 vjeç.

351 të infektuar janë të moshës 10-19 vjeç, ndërsa 357 të moshës 20-29 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 1 mijë e 291 persona janë shëruar nga COVID-19.

Lexo edhe:

Publikohet raporti, 2. 390 raste të reja me Covid-19

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme