126 të shëruar nga Covid-19

15:04 | 19 Shtator 2020
L G

126 persona janë shëruar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nga Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Kosovës (IKSHPK), raporton arbresh.info.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve 63 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërsa me të shëruarit e sotëm, numri ka arritur në 12 mijë e 451 persona të shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937./ arbresh.info

Njoftimi i plotë:

126 TË SHËRUAR DHE 63 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Sheikh Zayed-Vushtrri dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror).

Numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 614 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme