126 raste aktive me koronavirus në Kosovë

08:18 | 24 Korrik 2021
L G

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 126.

MSH njofton se në nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,265 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës. Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme