Google ADS

25-vjetori i Masakrës së Izbicës, Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje

10:39 | 28 Mars 2024
E.H

Seanca e sotme Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për të gjithë të rënët në 25-vjetorin e Masakrës së Izbicës dhe masakrat në familjen Bogijevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës,.

“Këto ditë ishin ditë të kujtimit dhe dhimbjes sepse pardje dhe dje ishte përvjetori i masakrës në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, dje ishte përvjetori në Dardani të Pejës kurse sot e kemi 25- vjetorin e Masakrës së Izbicës e po ashtu edhe masakrat në familjen Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës. Për të gjithë të rënë unë propozoj të mbajmë një minutë heshtje”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Kujtojmë se seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PDK për krijimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me kontratat njëburimore të Qeverisë Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme