Korporata Energjetike e Kosovës ka shënuar historinë gjatë vitit 2020 sa i përket prodhimit të energjisë elektrike.
Nga kjo korporatë njoftojnë se që prej operimit, nga vitit 1962 vitin e kaluar kanë shënuar rekord.
“Këtë vit termocentrali Kosova A ka tejkaluar planifikimet e prodhimit me 118% apo 6% më mirë se vitin paraprak. Ndërsa Kosova B ka tejkaluar planifikimet e prodhimit me 106.1% apo 6.4% më mirë se vitin paraprak.. Edhe divizioni i prodhimit të qymyrit, ka arritur me sukses të furnizojë dy termocentralet për të prodhuar rrymë për qytetarët e vendit me këtë produkt esencial”, thuhet në kumtesë.
“KEK ka arritur me sukses të furnizojë edhe Termokosin me enregji termike e cila shërben për ngrohjen e qytetarëve të kryeqytetit.
Remontet – Janë realizuar edhe remontet periodike në njësitë gjeneruese B-1, B-2 dhe A-3, A-5 duke ndikuar që siguria në njësitë e prodhimit të ngritët në nivelin më të lartë të mundshëm”.
“Zhvendosja/Shpronësimi – KEK është në përfundim e sipër të projektit të dytë të zhvendosjes në hapësirën prej 129 hektarësh. Duke qenë se KEK gjithnjë është ballafaquar me probleme në këtë fushë, menaxhimi i projektit të dytë konsiderohet si storije e suksesit pasi që zhvendosja po përfundon me një bashkëpunim të shkëlqyer me MEA dhe banorët e afektuar”.
Aty thuhet se KEK investon rreth 200 mijë euro në vit për komunitet.
“Në vazhdimësi po realizohen projekte për përkrahje të komunitetit në rrethinën ku operon KEK-u, projektet kanë të bëjnë kryesisht me parqe, fusha të sportit, ndriçime të rrugëve etj. Deri këtë vit këto projekte janë realizuar vetëm në Komunën e Obiliqt, ndërsa këtë vit e kemi ndarë edhe një projekt për ndërtimin e një parku në Bardh të Madh në Fushë Kosovë”, thuhet ndër të tjera.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...