Përmes vullnetit dhe përkushtimin të tyre, ato thyejnë barrierat dhe sfidojnë pritshmëritë shoqërore, hapin rrugën për barazi dhe përparim.
Është fjala për fabrikën e gotave të reciklueshme, në të cilën janë të punësuara rreth 20 gra.
Ne kemi vizituar këtë fabrikë, ku kemi parë nga afër punën e grave, të cilat për Arbresh.info janë shprehur të kënaqura me kushtet dhe ambientin e punës këtu.
Njëra nga punëtoret e kësaj fabrike, Selvije Mjeku, na tregon rreth punës së saj të këtu.
“Unë punoj në prodhim të makinave, më pëlqen më së shumti letrat kur i vendosi në makinë, gotën zakonisht e marr e përcjelli prej makinave, që gjithmonë me e këqyrë a është e kapur, me e përcjellë se a është tu dalë prej makinës mirë”, tregon ajo.
Ndër të tjerat, ajo flet rreth stafit të fabrikës dhe sfidës kryesore me të cilën përballet ajo.
“Unë punoj këtu që nëntë muaj dhe jemi një staf shumë i mirë dhe kemi harmoni mes vete, jemi gjithsej 20 femra, një plus i madh për mua është që unë punoj me bashkëshortin tim, sfida kryesore është vetëm zhurma, ku është pak e madhe, mirëpo fal shefave i kemi të gjitha mjetet e përdorimit, kështu që e kemi dhe harmoninë mes vete, nuk na pengon as zhurma as kurrgjë, mjetet i mbajmë pas vete dhe nuk e kemi problem”, shprehet Mjeku për Arbresh.info.
Tutje, ajo flet rreth kushteve që i ofron kompania, dhe lëvdatave që ka ajo për pronarët e kësaj fabrike.
“Kushtet janë shumë të mira, kemi ushqimin, kemi çaj, kafe, pije të gjitha i kemi prej shefave, për shefa nuk kam çka me fol, mbi krye nuk na rrinë asnjëherë, por secili e kemi punën tonë”, shprehet ajo.
Po ashtu, Mjeku na tregon rreth fabrikës së gotave të letrës, dhe rreth ndikimit të tyre në ambient.
“Gotat të cilat i kemi të gjitha janë të reciklueshme, janë ekologjike dhe nuk kanë të bëjnë asnjë dëm diçka në lidhje me ambientin, letra është ekologjike, të reciklueshme, kanë nivel të mirë dhe të dorës së parë”, tha ajo.
Mjeku flet rreth teknologjisë dhe letrës që përdoret në prodhimin e gotave.
“Teknologjia të cilën e përdorim, është teknologjia e fundit e makinerisë më të avancuar, dhe letra është e nivelit të parë, të cilën e marrim nga Finlanda, është e dorës së parë’, u shpreh ajo.
Ndryshe, fabrika për gota të reciklueshme është një shembull i qartë i mundësisë për të përfshirë inovacionin industrial me mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm./Arbresh.info/ Rita Jakupi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...