Sot bëhen 12 vjet nga vdekja e Gjeneral Xheladin Gashit, i njohur si Plaku.
Ai zhvilloi një veprimtari të bujshme edhe para themelimit dhe aktivitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm qysh në themelimin e parë të strukturës së UÇK-së.
Komandant Plakun e gjeti vdekja në krye të shoqatës “Miqtë e TMK-së”.
Me emrin e tij është emëruar shkolla fillore në Komoran, kurse, presidentja e atëhershme e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medaljen ‘Heroi i Kombit”.
Gjeneral Xheladin Gashi-Plaku u lind më 25 maj 1946 në Bushat (Kamoran).
Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, kurse shkollimin sipërior në Universitetin e Shkupit në Degën Biologji- Kimi. Pas mbarimit të studimeve, ai filloi punën si mësimdhënës në shkollën “Bajram Curri” në Nekovc të Drenicës, ku më vonë ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Plaku vazhdoj punën si pedagog në Bushat, të cilën e kreu gjithnjë paralel me veprimtarinë e tij patriotike ilegale.
Plaku qysh në fillim kontribuoi në trasimin e linjave të para të komunikimit në mes shumë grupimeve dhe personave në strukturën e UÇK-së./Arbresh.info/.
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...