​12 vjet nga vdekja e Bekim Fehmiut

08:21 | 15 Qershor 2022
E.H

Sot bëhen 12 vjet nga vdekja e njërit prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë me famë botërore, Bekim Fehmiu.

I ndejri, ishte aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jogusllavisë, shkruan arbresh.info.

Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966.

Ndër rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat njihen si kryevepra.

Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas etj.

Fehmiu, rolet e tij i ka interpretuar në disa gjuhë.

Aktori u gjet i vdekur me 15 qershor 2010.

Në këtë përvjetor asnjë nga institucionet nuk e kujtojë figurën e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme