Tentoi të fuste 11 kg heroinë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari nga Peja
Një sasie e madhe lënde narkotike e llojit heroinë, është zbuluar nga Policia e Kukësit në bashkëpunim me shërbimin doganor të Shqipërisë dhe Kosovës, në pikën kufitare të Morinit.
Në kuadër të operacionit “Koordinimi”, u bë i mundur arrestimi i 39-vjeçarit nga Peja A. K., 39 vjeç, i cili kishte fshehur në makinën e tij plotë 11 kg heroinë.
A.K. po tentonte të hynte në Shqipëri me mjetin “Volkswagen”, kur u ndalua nga efektivët e policisë dhe u kontrollua me qen antidrogë.
Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Komunikata e plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e një tentative për të trafikuar drejt Shqipërisë, lëndë narkotike të dyshuar heroinë.
Operacioni, falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet DVP Kukës, shërbimit doganor Morinë dhe shërbimeve të Policisë Kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës.
Sekuestrohen 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe automjeti tip “Volkswagen” ku u gjet kjo lëndë.
Vihet në pranga 39-vjeçari nga Kosova, i cili transportonte lëndën narkotike të ndarë në pako.
Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet doganore të PKK Morinë, me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.
Gjatë operacionit, në hyrje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar A. K., 39 vjeç, banues në Pejë.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte ky shtetas, u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 39-vjeçarit.
Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
@arbresh_info 🚨Tentoi të fuste 11 kg heroinë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari nga Peja 🇦🇱 🇽🇰 #fyp #fypシ #fypシ゚viral #kosovatiktok #kosovo🇽🇰 #albanian #albaniantiktok #police #policeoftiktok #viralvideo ♬ son original – arbresh.info
/Arbresh.info/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...