Google ADS

12 të vdekur dhe 462 raste të reja

15:09 | 13 Dhjetor 2020
L G

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 462 raste të reja pozitive me Covid-19, si dhe 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit më këtë virus.

Nga 12 raste të vdekjes, dy janë nga Prishtina, dy po ashtu nga Malisheva, ndërsa nga një rast në Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Vushtrri, Kamenicë, Podujevë, Istog.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 72 vjeç), Malishevë 2 raste (78, 60 vjeç), Prizren 1 rast ( 79 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 69 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Podujevë 1 rast ( 51 vjeç), Istog 1 rast ( 82 vjeç)”, njofton IKSHPK, raporton arbresh.info

Njoftimi i plotë:

536 TË SHËRUAR DHE 462 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 462 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 72 vjeç), Malishevë 2 raste (78, 60 vjeç), Prizren 1 rast ( 79 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 69 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Podujevë 1 rast ( 51 vjeç), Istog 1 rast ( 82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 46.580 raste nga 163.221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 536 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.782.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 175 raste, Mitrovicë 55 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 21 raste, Vushtrri 16, Prizren 14 raste, raste, Gjilan 11 raste, Suharekë 11 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 9 raste, Viti 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 6 raste, Pejë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 3 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Kllokot.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme