12 të prekur me koronavirus gjenden në Infektiv, 2 në gjendje më të rëndë

10:26 | 12 Maj 2020
Arbresh.info

Dy persona të prekur me kornavirus e të shtrirë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë.

Njëri është në repart i cili  shtë edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesje intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike, shkruan arbresh.info.

Kështu ka bërë të ditur Klinika Infektive.

8 raste të tjera janë në gjendje stabile ndërsa numri i plotë i të prekurve me Covid 19 të shtrirë në këtë klinikë është 12.

“Klinika Infektive njofton se në klinikë janë të shtrirë 21 raste, 12 prej tyre janë me Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar, njëra në repart, e cila është edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesjse intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike”, thuhet në raport./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme