Google ADS

12 portretet e shlyera, Ministria e Kulturës merr masa

14:07 | 11 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Që nga viti 2008 kur u vendosen 12 portrete të figurave të çmuara të vendit në objektin e Ministrisë së Kulturës, më askush nuk u morr me to.

Fotografi të shlyera shkaku i materialeve që nuk i mbijetuan kohës shpërfaqin edhe seriozitetin e institucioneve ndaj këtyre personaliteteve, që nuk kursyen asgjë për t’i lënë kulturës kosovare vepra të njohura.

E kjo po i pengon qytetarët të cilët përshkojnë sheshin “Nënë Tereza, në Prishtinë.

Për ta është e papranuar se si instucionet e vendit nuk kujdesen për figura të cilat dhanë për vendin, raporton arbresh.info
Agim Berisha nga Prishtina, thotë se kjo pamje është joe mirë për vizitorët e huaj që vinë në Kosovë.

“Këtu Ministria e Kulturës duhet mi mirëmbajt. Jo e mirë edhe për sheshin edhe për vendin. Dikush që vjen prej jashtë më i pa këto është keq. Bëj thirrje që Ministria e Kulturës të intervenoj”.

Por një ide më ndryshe ka një qytetarë tjetër.

Leopard Cana thotë se do të duhej që në vend të figurave të ndermirët një gjë e re.

“Mendoj që Ministria e Kulturës do të duhej t’i zhvendoset këto figura. Do të duhej të ndërmarrin një iniciativë të re dhe të vendosen figura të reja ose për veprimtarinë e tyre”.

Ani pse nuk dinë datën kur do të fillojnë një restaurim të këtyre figurave, Ministria e Kulturës, shkurt ka thënë se janë duke menduar për këtë gjë.

“E vlerësojmë që na keni shkruar për këtë temë. Ne si MKRS e kemi në plan të punojmë në atë drejtim në një të ardhme të afërt. Natyrisht që e kemi shumë të rëndësishme këtë pjesë, por aktualisht nuk mund të ju japim ndonjë datë të caktuar kur do të ndodhe kjo”, ka thënë për arbresh.info, Zana Fetiu nga Ministria e Kulturës.

Ndryshe, portretet që janë të vendosura aty janë të të ndjerëve Ibrahim Rugova, Rexho Mulliqi, Ali Hadri, Muharrem Qena, Musllim Mulliqi, Agim Qavderbasha, Abdurrahman Shala, Melihate Ajeti, Faruk Begolli, Rifat Kukaj, Besim Sahatqiu dhe Abdurrahman Nokshiqi.

Këtë projekt e ka iniciuar piktorja kosovare, Zake Prelvukaj. Projekti që ka kushtuar 16 mijë euro është financuar nga Ministria e Kulturës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme