Dymbëdhjetë dhoma po bënë gati Gjykata Speciale për të akuzuarit e ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton portali arbresh.info.
“Deri të hënën do të transferohen në Hagë 12 ish-eprorë të UÇK-së”, bëjnë të ditura burime të arbresh.info brenda Speciales.
Gjykata Speciale ka konfirmuar akuza për ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Të gjithë këta ishin eprorë të luftës për çlirimin e Kosovës.
Derisa Krasniqi u bastis dhe arrestua nga Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovës, EULEX, Selimi, Veseli e Thaçi u lajmëruan vetë në zyrat e EULEX-it.
Në një konferencë për media në Prishtinë, Thaçi para mesditës tha se është njoftuar zyrtarisht për konfirmimin e aktakuzës.
Sipas Thaçit, aktakuza ndaj tij dhe eksponentëve të tjerë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “është çmim i vogël, i radhës që kërkohet të paguajmë për lirinë e vendit dhe popullit tonë”.
Kurse ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se akuzave u duhet dhënë përgjigja përmes fakteve të së vërtetës.
“Edhe nëse ka akuza të bëra kundër nesh, atyre ju duhet dhënë përgjigja në mënyrën e duhur, me faktet e së vërtetës. Unë këtë jam duke e bërë”, tha mes tjerash.
Përkrahje e madhe është shprehur nga përfaqësues të institucioneve e shumë qytetarë me besimin se “liria ka emrin UÇK”, fushatë e lansuar së fundmi në përkrahje të atyre që të gjithë jetën ja kushtuan luftës për liri dhe pavarësi./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...