12 pacientë janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

08:37 | 8 Shkurt 2021
M. A.

56 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 520 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 7 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 12 foshnje,5 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore.

470 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,501 analiza, ndërsa janë kryer 15 operacione./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme