Përgatitjet tashmë veç se i përfunduan. Nga këtu rruga është jo shumë e shkurtër deri në destinacion.
Ndonëse kanë punuar 12:00 orë si kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, epika prej tre personave tashmë i pret misioni tjetër.
Pika kufitare në Jarinjë për ta tashmë është kthyer në qendër tjetër për t’ju shërbyer popullit.
Infermieri, Sejdi Avdiu, thotë se vështirësitë janë të mëdha. Ai tregon se nga kujdestaria ndodh që ju bie mos të pushojnë, por të marrin rrugën për në Jarin.
“Vështirësitë janë të mëdha por jemi të përgatitur për më ju shërbye popullit. Ne punojmë edhe në Qendër të Mjekësisë Familjare edhe në Jarinjë. Jemi 12 orë në QKMF pastaj nga aty shkojmë në Jarinjë. Kemi probleme se vendi, s’o adekuat”.
E lodhja tashmë është bërë pjesë e pandashme e tyre. Ora 10:00 është tashmë orari tjetër për të filluar ndërrimin.
Në kufirin që lidhë Kosovën me Serbinë, ekipet vendosen që të kryejnë punën për çka janë të thirrur. Matja e temperaturës për ata që hynë në territor të Kosovës tashmë është bërë rutinë.
“Orarin e kemi prej orës 10:00, deri në ora 10:00 të ditës së nesërme. Gjatë ditës deri në 1500 kontrolle i bëjmë këtu në kufi. Ka raste që i kemi dërguar në Prishtinë. Vështir është, por na jemi për këtë punë dhe po duhet më ju përgjigj thirrjeve”, thotë Avdiu për arbresh.info.
E thirrja për t’ju shërbyer popullit duket se për këta infermier është me e madhe se sa lodhja e shkaktuar, thotë infermieri tjetër, Nexhmedin Rrustemi.
“Ka raste që prej kujdestarisë në Skenderaj vijmë këtu për të punuar edhe 12 orë. Por ne jemi në shërbim të popullit. Na përkrahin këtu. Nuk kemi pas probleme të mëdha këtu”.
Qeveria e Kosovës pas situatës së krijuar ka obliguar ekipet teknike mjekësore të QKMF-ve,(Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare) me mbështetjen e Policisë së Kosovës, të bëjnë kontrollin e udhëtarëve që hyjnë në pikat kufitare: Merdarë, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe ANP “Adem Jashari ”./V.Selimi/arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...