Pas rikthimit të infeksionit në Komunën e Gjilanit, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka ftuar qytetarët që t’i mbajnë maskat në rrugë, lokale e në punë, në mënyrë që t’i evitojnë gjobat dhe t’i kthehen solidaritetit e lojalitetit.
Këto komente, kreu i Gjilanit i ka bërë në një konferencë shtypi, pas takimit të Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVIDIT-19.
“Gjilani ka realizuar 4200 teste në këtë fazë pandemie dhe deri sot fatkeqësisht janë 48 vdekje nga COVIDI-19, 165 raste janë aktive dhe nën mbikëqyrje nga institucionet tona,, 1229 janë të infektuar në total, 1015 të shëruar, 12 raste janë të shtruar në spital dhe 178 mostra janë në pritje për rezultate”, ka thënë Haziri, teksa ka njoftuar se pas disa rasteve pozitive në shkolla, nuk ka vend për shqetësim.
Ai tha se po punojnë bashkërisht me të gjitha institucionet relevante, që ta ulin infeksionin në pikën zero.
Ndërkaq, drejtori i Arsimit i Gjilanit, Nazim Gagica, ka njoftuar se për momentin janë të infektuar 12 nxënës, 13 mësimdhënës dhe 3 punëtorë teknikë, në shkollat publike.
“Rastet janë në monitorim të vazhdueshëm nga Task-forca e DKA-së. Tashmë të gjitha shkollat e kanë urdhëresën për respektim të masave nga shkollat. Lajm i mirë është që në 75 për qind të shkollave nuk ka infeksion me COVID-19”, ka thënë Gagica.
Mesazhe për respektimin e masave antiCOVID-19 kanë dhënë edhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, dr. Ajhane Sefiu dhe drejtoresha e QKMF së Gjilan, dr. Arbenita Hajdari.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...