Google ADS

12 milionë udhëtarë gjatë vitit 2023, Trafiku Urban: Rekord i ri për ndërmarrjen tonë

17:08 | 29 Dhjetor 2023
E.K

Trafiku Urban ka njoftuar se gjatë vitit 2023 gjithsej 12 milionë qytetarë kanë udhëtuar me autobusët e kësaj ndërmarrje.

Me anë të një njoftimi, thuhet se ky është rekord i ri për ndërmarrjen dhe përgjëgjesi që në vitin e ardhshëm të angazhohen për shërbime edhe më cilësore.

“12 milionë udhëtarë gjatë vitit 2023. Një rekord i ri për ndërmarrjen tonë dhe një përgjegjësi për të gjithë ne, që gjatë vitit 2024 të angazhohemi për shërbime edhe më cilësore’, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme