Në Qendrën kryesore të Mjekësisë familjare në Obiliq, gjatë vitit 2017 si pasojë e ajrit të ndotur janë regjistruar 12 mijë raste të vizitave mjekësore vetëm nga fëmijët.
Ndërsa 87 mijë është numri i përgjithshëm i rasteve që janë paraqitur në këtë Qendër brenda këtij viti për shkak të ndotjes në nivel të lartë që ka ajri, si pasojë e termocentraleve të KEK-ut.
Sipas mjekëve, pacientët po ballafaqohen me sëmundje të ndryshme si, kanceri i mushkërive, sëmundjet kronike dhe sëmundje të organeve të frymëmarrjes.
Drejtori i QKMF-së Haki Jashari duke folur për Tribuna Channel ka thënë se në krahasim me vitet e kaluara, viti 2017 ka pasur rritje të theksuar të pacienteve.
Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, ka thënë se sidomos në Termocentralin Kosova B, vlerat e ndotjes janë shumë të larta.
Ai thotë se tejkalimi është enormë gjatë çdo muaji deri në dhjetë fish.
Ndërsa Drejtori për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Obiliqit, Arben Berisha vlerëson se gjendja mjedisore në këtë komunë nuk është aspak e mirë, por shpreson se me implementimin e Ligjit për Obiliqin gjendja do përmirësohet dhe kjo komunë do ketë beneficione.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit, ka paraparë që në vitin e ardhshëm do të merren masa drastike, dhe që qymyri do të ndalohet fare për shfrytëzim.
Por deri atëherë banorët e kësaj ane do të ballafaqohen me probleme të ndryshme shëndetësore.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...