Lindjet e foshnjave nga nënat nën moshën 18-vjeçare, po bëhet një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë.
Vetëm gjatë katër mujorit të këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë lindur 12 foshnje nga nënat nën moshën 18 vjeçare.
Kështu tha për arbresh.info, drejtori në Klinikën Gjinekologjike, Jakup Ismajli.
Ismajli tha se gjatë vitit 2021, ishin regjistruar 57 lindje nga nënat nën moshën 18-vjeçare.
“Në vitin 2020 kanë qenë 78 lindje nën moshën 18 vjeçare, ndërsa në vitin 2021, 57 vajza kanë lindur nën moshën 18 vjeçare, ndërsa gjatë këtij viti kemi pasur 12 lindje nën moshën 18 vjeçare”, tha Ismajli.
E, sipas sociologes Dhurata Prokshi, shkaktarët e lindjeve të vajzave nën moshën 18 vjeçare janë të ndryshëm, duke filluar nga vetëdija e ulët mbi shëndetin reproduktiv.
“Shkaktaret e lindjeve të vajzave nën moshën 18 vjeçare janë të ndryshëm, ndër ta si çështje kryesore duhet ta theksojmë vetëdijen e ulët mbi shëndetin reproduktiv, i cili është mjaft kompleks, ngërthen në vete faktor fizik-biologjik dhe psiko-social”, tha ajo.
Sipas saj, pasojat e lindjeve nën moshën 18 vjeçare mund të jenë të natyrës shëndetësore, dhe ajo çfarë më tepër mund ta rëndojë një femër që ka lindje në moshë të mitur janë pasojat sociale-zhvillimore.
“Pasojat e lindjeve nën moshën 18 vjeçare, mund të jenë të natyrës shëndetësore për femrat(jo domosdoshmërish), ajo çfarë më tepër mund ta rëndoj një femër që ka një lindje në moshë të mitur janë pasojat sociale-zhvillimore”, tha Prokshi për arbresh.info
Rikujtojmë se, rreth 16 milionë vajza të moshës 15-19 vjeç dhe 2.5 milionë vajza nën moshën 16 vjeç sjellin në jetë fëmijë çdo vit në vendet në zhvillim./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulm...
Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në...