Policia në Mitrovicë, i ka shqiptuar gjobë prej 300 euro, tri pikë negative dhe ndalimi i drejtimit të automjetit për tre muaj një personi, i cili po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi 141 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 80km/h.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 141 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...