Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot, përmes një konference për media, u ka parashtruar disa pyetje publike kryeminsitrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Haxhiu – në lidhje me humbjen dhe gjetjen e mostrave të Astrit Deharit.
Tahiri ka ftuar edhe Prokurorinë Speciale të ndërmarrë veprimet e menjëherëshme për të vënë para përgjegjësisë secilin zyrtar shtetëror që ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në kthimin e pjesshëm dhe përfundimtar të tyre.
“Më 29 mars 2024 opinioni publik u informua për gjejten e mostrave të Astrit Deharit, vdekja dhe fatkeqësia e të cilit në rrugën e zbardhjes së saj, këto tri vitet e fundit, nën pushtetit e Albin Kurtit, u vështirësia dhe u mjegullua padrejtësisht dhe në mënyrë misterioze. Zhdukja e mostrave, gjetja e pjesëshme apo e plotë e tyre për secilin rast është përgjegjësi e institucioneve shtetërore dhe nuk mund të tejkalohet me lehtësi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë Tahiri.
Më tej, ai ka shtuar se të gjithë jemi dëshmitarë se në dhjetor të vitit 2022, u publikua lajmi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe askush nuk dha përgjegjësi politike që në zyret shtetërore u zhduken mostrat e këtij rasti.
“Megjithatë përmasat e tragjedisë u zgjeruan e u thelluan, e pyetjet që mbetën pa përgjigje u shtuan kur, nga njëra anë, po në mars të vitit 2023 u gjetën një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, pra u gjetën mostrat e lukthit dhe të urinës por mungonin epruvetat e mostrave të gjakut. Ndërkohë, në 21 nëntor 2023 kur zyret e IML-së i kaploi zjarri i dytë, 4 muaj më pas u gjetën edhe mostrat e gjakut”, ka thënë më tej Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.
Sipas Tahirit, jo rastësisht si Grup Parlamentar i PDK-së, fill pas zjarrit të dytë në IML, zjarrit të nëntorit 2023, inicoi me urgjencë themelimin e komisionit hetimor parlamentar të këtyre ngjarjeve, duke e konsideruar të domosdoshëm një hetim të tillë pikërisht për të zbardhur dyshimet e mëdha dhe pyetjet e shumta të cilave ky pushtet nuk dëshiron që t’iu jap përgjigje.
“Jo rastësisht, për 4 muaj me radhë, ky pushtet është duke e refuzuar themelimin e këtij komisioni. Sot, do ti ngremë disa pyetje ndaj të cilave kryeministri Kurti, kryeparlamentari Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë është e domosdoshme që të ju japin përgjigje sepse nuk janë thjeshtë pyetje tonat si parti opozitare por janë pyetje që i shtron secili qytetarë”, ka thënë Abelard Tahiri.
Pyetjet të cilat Tahiri i ka parashtruar për udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, janë këto:“Duke qenë bartës të pushtetit në funksionet më të larta shtetërore, ata duhet të na tregojnë se kush i mori dhe zhduki mostrat e Astrit Deharit dhe a dihet se kush i ktheu? Ku ishin këto mostra dhe për çfarë qëllimi u vodhën nga IML-ja? Zhdukja e këtyre mostrave për një vit e gjysmë a ishte një alibi e pushtetit për të penguar hetimin penal dhe zbardhjen e vdekjes tragjike të Astrit Deharit? Nëse kryetari i Kuvendit dhe kryeministri kanë pasur dijeni për zhdukjen e këtyre mostrave në pranverën e vitit 2022 si ndodhi që ministrja e Drejtësisë të njoftoj qytetarët e Kosovës me gjashtë muaj vonesë, në një konferencë për media në dhjetor të atij viti? A ishte rastësi gjetja e një pjesë të mostrave të Astrit Deharit në mars të vitit 2023 dhe zjarri i parë po ashtu në mars i zyreve të IML-së? A ishte rastësi zjarri i dytë i zyreve të IML-së përmes të cilit ishte shkatrruar sistemi i kamerave dhe për katër ditë me rradhë nuk kishte fare vëzhgim të dhomës së dëshmive, pra të dhomës ku mbahen mostrat e rasteve që i trajton ky institucion? A u shfrytëzua ky interval kohor prej katër ditëve kur nuk kishte kamera në IML, që mostrat e raportuara si të gjetura në këtë javë të kthehen ato ditë në dhomën e dëshmive? A është i qëllimshëm raportimi me 4 muaj vonesë i gjetjes së pjesës tjetër të mostrave të Astrit Deharit?” ka pyetur Tahiri.
Prandaj, sipas tij, këto dhe shumë pyetje të tjera kërkojnë dhe meritojnë përgjigje nga ana e kryeminsitrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Haxhiu.
“Uroj dhe shpresoj që edhe Prokuroria Speciale të ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të vënë para përgjegjësisë secilin zyrtar shtetërorë që ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në kthimin e pjesshëm dhe përfundimtar të tyre”, ka përfunduar Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së./Arbresh.info
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...