Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Statovci në Facebook, ka shkruar se “lideri që synon rrugë të re ani pse vjen nga kthinat e rrugëve të vjetra, po të ishte i vërtetë, do t’i shkonte ndërmend të thoshte pak fjalë, për vitet nga 2009 (Mitrovicë, Pejë etj) kur partnerët e tyre i nisën këto rrugë, apo nga vitet 2015 e 2016 (kur rruga e Podujevës filloi) kur prindi i tij politik i nisi ato rrugë, pa shpronësim, pa projekt, pa buxhet, si mos më keq. Por nuk thotë asgjë nga ato sepse ai është thjeshtë një fasadë që mbulon të vjetrën brenda për t’u bashkuar me të moçmen, në kërkim të lumturisë me marrëveshjet ndajmë 50:50”.
Sot gjatë ditës Abdixhiku ka shkruar se Qeveria po e përmbyll vitin e tretë në Qeveri, por s’kanë përfunduar dot një rrugë të vetme në gjithë Kosovën, shkruan arbresh.info.
“Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren – Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot”, ka shkruar Abdixhiku.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Jeta Statovcit e cila është kundërpërgjigje ndaj të parit të LDK-së, Lumir Abdihxiku.
“RRUGA E RE” QË MRAPA KODRËS, BASHKOHET ME RRUGËN E MOÇME.
Lideri që synon rrugë të re ani pse vjen nga kthinat e rrugëve të vjetra, po të ishte i vërtetë, do t’i shkonte ndërmend të thoshte pak fjalë, për vitet nga 2009 (Mitrovicë, Pejë etj) kur partnerët e tyre i nisën këto rrugë, apo nga vitet 2015 e 2016 (kur rruga e Podujevës filloi) kur prindi i tij politik i nisi ato rrugë, pa shpronësim, pa projekt, pa buxhet, si mos më keq. Por nuk thotë asgjë nga ato sepse ai është thjeshtë një fasadë që mbulon të vjetren brenda për t’u bashkuar me të moçmen, në kërkim të lumturisë me marrëveshjet ndajmë 50:50.
Qeverisja aktuale të gjitha projektet e lëna gjysmë, i rishikoi, revidoi, korrektoi e i bëri gati për ekzekutim. Rruga për Podujevë ka progres për 2 muaj më shumë se 6 vitet e tyre. Rruga e Gjilanit po përfundon ndërkohë që rrugët që lidhin Gjakovën, rruga Prizren – Prevallë, Dragash- Brod, Gjilan Kllokot po vazhdojnë me ritme të papara ndonjëherë.
Rruga Prishtinë – Pejë ka filluar ne vitin 2008 dhe më vonë në 2013 pjesa tjetër, Rruga Dollc – Gjakovë ka filluar në vitin 2018, Rruga Prishtinë – Mitrovicë ka filluar në vitin 2008 dhe dy llotet tjera në vitin 2018, Rruga Prishtinë – Podujevë ka filluar në vitin 2016 dhe tash pjesa tjetër në vitin 2023, Autostrada e Gjilanit ka filluar në vitin 2018. Kurse, për rrugën A, cka të themi tjetër, pos që mu në fillim, alarmoi dhe prokurorinë e shtetit për keqpërdorimet.
Pra, kjo siç duke është rruga e re, që të dërgon te zanati i vjetër.
/arbresh.info/
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...