Për shkak të mungesës së këngëtarit Sinan Vllasaliut, të hënën është shtyrë seanca, në rastin ku i njëjti po akuzohet se ka dëmtuar shtetin me 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Vllasiu, avokati i tij, Florent Latifaj tha se i njëjti ishte njoftuar paraprakisht se seanca e sotme do të shtyhet për shkak ai si avokati ishte i angazhuar në një rast tjetër në Gjykatën Themelore të Pejës.
“Kryetare, ju e dini se kom kerku me u shty seanca për shkak se kom pas një angazhim në Gjykatën e Pejës ni land me paraburgim, e ajo seancë u shty për kta jom njoftu të premten pas orarit të punës. Sinanin e kom njoftu ma herët që nëse ka me udhtu…le të shkon sepse seanca sotme nuk mbahet në mungesë teme”, tha avokati Latifaj , raporton “Betimi për Drejtësi”
Në këtë seancë mungoi edhe përfaqësuesi i Agjencisë Tatimore të Kosovës (ATK), Rinor Arifi, i cili përmes telefonit thuhet se ka njoftuar gjykatën se ka dhënë dorëheqje nga ATK-ja dhe se me këtë rast do të merret përfaqësuesi i zyrës ligjore së ATK-së.
Ndërsa në këtë seanca ishin të pranishëm prokurorja Elza Bajrami dhe eksperti financiar Avni Zejnullahu.
Ndryshe, i akuzuari Vllasaliu ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 18 nëntor 2022.
Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.
Aktakuza thotë se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.
Për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë.
Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...