Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Pavarësinë e Kosovës.
Pacolli në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo datë simbolizon sakrificat, përkushtimin dhe arritjet gjithëkombëtare për të jetuar të lirë, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Përgëzime të sinqerta për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës! Është një festë e rëndësishme për kombin shqiptar dhe për të gjithë qytetarët që e konsiderojnë veten qytetarë të Republikës së Kosovës.
Kjo datë simbolizon, sakrificat, përkushtimin dhe arritjet gjithëkombëtare për të jetuar të lirë.
Le të festojmë së bashku këtë dëshmi historike dhe të shpresojmë për një të ardhme të mbarë për të gjithë popullin kosovar. Urime!
/Arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...