Google ADS

Osmani viziton Akademinë Ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar

21:09 | 21 Korrik 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga vizita e saj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.

Osmani theksoi se në këtë akademi po dëshmojnë performancë të jashtëzakonshme të rinjtë e FSK-së, Lirjona dhe Albini.

“Këtë javë, në Mbretërinë e Bashkuar, vizituam Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, vendin ku edhe të reja e të rinj nga Forca jonë e Sigurisë, si Lirjona dhe Albini, po dëshmojnë performancë dhe të arritura të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme