Nxirret në sipërfaqe BMW me targa të Kosovës – Konfirmohen 2 trupa njerëzish brenda

19:21 | 18 Qershor 2023
E.H

Vetura e nxjerrë nga ujërat e lumit Lepenc është BMW me targa të Kosovës.

Siç njofton Klan Maçedonia, brenda automjetit duken dy trupa njerëzish.

“Nga këtu shoh dy trupa njerëzish. Trupin e tretë do e shohim kur të afrohet vetura dhe të fillojë punën prokuroria”, tha gazetari që po raporton në vendin e ngjarjes.

Ai konfirmon se bëhet fjalë për veturën e familjes Pacolli nga Kosova, ndërsa shtoi se trupat, sipas gjitha gjasave, janë të pajetë.

Lexo edhe:

Arrestohet shoferi nga Shkupi për aksidentin në Lepenc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme