Mujka pas arrestimit: Po më sulmojnë për t’i baltosur sukseset e Kryeministrit

20:44 | 17 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Faruk Mujka i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar, pasi u lirua nga paraburgimi.

Ai ishte arrestuar nën dyshimet për korrupson.

Mujka tha se qëllimi i arrestimit të tij ishte për t’u baltosur sukseset e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka shtuar se akuzat ndaj tij janë politike dhe ia ka hedhur poshtë.

“Shfrytëzoj rastin që nga thellësia e zemrës të ju falënderoj të gjithë juve që më mbështetët këto ditë, patët besim në mua, punën e aktivitetin tim politik e shoqërorë dhe që ishit afër familjes time në momentet e vështira që përjetuan pa fajin e tyre. Asnjëherë prej që jam pjesë e aktiviteteve politike nuk i kam ikur përgjegjësisë e drejtësisë dhe kjo do të vazhdoj derisa të frymoj. ”Por gjithsesi asnjëherë nuk do të pranoj të jem pre e politikave ditore e partiake dhe që unë të shfrytëzohem për t’u sulmuar e baltosur puna dhe sukseset e Qeverisë në përgjithësi dhe posaqërisht Kryeministrit në veçanti”, ka shkruar Mujka në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme