Moti sot, i vranët por relativisht i nxehtë

07:06 | 18 Janar 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët por relativisht i nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7deri 12gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme