Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj gjashtë mjekëve të akuzuar në rastin e njohur si “Stenta 2”.
Në këtë rast ku procedura ishte veçuar nga të akuzuarit tjerë, ngarkoheshin mjekët Elfedin Muhaxheri, Ferid Susuri, Ferihane Sefa, Masar Gashi, Murat Abazi dhe Nexhmi Zeqiri për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.
Aktgjykimi ndaj gjashtë të akuzuarve u shpall të mërkurë nga kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, raporton “Betimi për Drejtësi”
Gjykatësi Arrni tha se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale që iu vihej në barrë.
Shpenzimet e procedurës bien në barrë të gjykatës. Ndërsa, palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 30 ditësh pas pranimit të tij.
Ndryshe, në rastin “Stenta 2” kanë qenë të përfshirë 45 mjekë, por për shkaqe shëndetësore, ishte veçuar procedura për të akuzuarit Elfedin Muhaxheri, Ferid Susuri, Ferihane Sefa, Masar Gashi, Murat Abazi dhe Nexhmi Zeqiri. Kjo pjesë e veçuar tani trajtohet nga gjykatësi Ngadhnjim Arni.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 20 shtator 2023 kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj 36 të akuzuarve të tjerë në rastin e njohur si “Stenta 2”, lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti. Kurse, për të akuzuarin S.Gj. dhe R.E ka pushuar procedura penale, pasi të njëjtit kanë ndërruar jetë.
Po ashtu, rasti ishte veçuar edhe ndaj Daut Goranit, më 16 gusht 2023, pasi që mbrojtësi i tij, avokati Mustafë Radoniqi kishte njoftuar se i njëjti nuk mund të jetë i pranishëm për arsye shëndetësore, i cili po ashtu është liruar nga akuza, më 4 dhjetor 2023.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...