Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka, vazhduan takimet me pjesëtarë të mërgatës sonë dhe përfaqësues të shoqatave dhe organizatave shqiptare që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot u mirëpritën në New Jersey, në një organizim të Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, me kryetar, Sinan Alimi. Në mesin e të pranishmëve ishte ambasadori dhe miku i popullit tonë, William Walker, transmeton Arbresh.info.
Bashkëbisedimin me ta kryeministri e filloi duke shprehur falënderimin e tij për pritjen e ngrohtë dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm dhe rolin e rëndësishëm që luajnë edhe sot.
Ai me ta ndau më të rejat e zhvillimeve në vend, detaje nga takimet në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe rezultatet nga qeverisja më shumë se 3 vjet e gjysmë.
“Kryeministri renditi sundimin e ligjit, besimin në institucione, reformat ekonomike, qeverisjen e mirë dhe progresin demokratik si karakteristika që e kanë përshkruar Qeverinë e Republikës së Kosovës në vitet e fundit, përkundër sfidave globale. Veçoi mbështetjen për gratë dhe vajzat, si në edukim ashtu edhe në punësim dhe rritje të bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë, ndërsa potencoi se është rritur buxheti i shtetit dhe është investuar në fushat e sektorët kyç si mbrojtje, arsim, edukim, shëndetësi, bujqësi e energji. Ai i njoftoi edhe me politikat e qeverisë për diasporën, me qëllim përfshirjen sa më të madhe të saj në zhvillimin social dhe ekonomik. Ndër to u theksua Dritarja për Investime të Diasporës, përmes së cilës synohet t’i garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Me këtë rast ai u bëri ftesë atyre që të shohin mundësitë që ofron Kosova për investime dhe t’i shohin si mundësi për ta dhe për partnerët e tyre biznesor”, thuhet në komunikatën për media nga ZKM.
“Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ju tha ai të pranishmëve.
Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “STRUGA” lindi si nevojë e komunitetit shqiptar, kryesisht nga Struga në New Jersey, të cilët e themeluan më 1977 me emrin “Fondi i Përbashkët Shqiptar”.
Ky fond kishte për qëllim organizimin e jetës në bazë të kulturës dhe traditave, duke ndihmuar anëtarët për nevojat e ndryshme të jetës në diasporë. Aktivitete të shumta me interes kombëtar janë zhvilluar përmes kësaj organizate. Mbështetja e organizimeve politike në fillim në vitet e ’90-ta në Maqedoni dhe Kosovë, ishin ndër aktivitetet e para, gjatë luftës në Kosovë organizata arriti kulminacionin e saj të organizimit ku pothuajse çdo anëtar i kësaj qendre luajti rolin e vet në interes të kësaj çështjeje.
Kjo Qendër atë kohë në lokacionin e saj në Paterson pati privilegjin të grumbullojë anëtarët e Batalionit të Atlantikut që nga aty u drejtuan drejtë fronteve të luftës në Kosovë.
Pas luftës në Kosovë dhe në Maqedoni, me zgjerimin e veprimtarisë dhe aktiviteteve të organizatës emri u ndryshua në “Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane”, pasi numri i anëtarësisë u shtua, u themelua Shoqëria Kulturore Artistike, u zgjerua shkolla shqipe që aktualisht numëron 120 nxënës të regjistruar për mësim të Gjuhës dhe Historisë), dhe në kuadër të organizatës vepron edhe klubi i futbollit “Vllaznimi”./Arbresh.info
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...