Google ADS

Ish-kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi të martën del në punë si zakonisht, ngrit kallëzim penal ndaj Rozeta Hajdarit

18:55 | 27 Prill 2020
M. A.

Ani pse u shkarkua tri ditë më parë nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës, Bedri Istrefi do të dalë në vendin e punës si zakonisht.

Istrefi për arbresh.info ka thënë se të hënën nuk ka qenë në Telekom për shkak të përvjetorit të vëllait të tij dëshmor por rutinën e punës do ta vazhdoj të martën.

“Sot e kam përvjetorin e vëllait që është dëshmor dhe jemi me organizime, homazhe në varreza me familje. Kështu që nga nesër do të dalë në punë siç do ditë tjetër”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se ende nuk ka marrë asnjë dokument zyrtarë për shkarkim.

“Jo ende nuk pranuar asgjë”, ka shtuar ai.

Ndërsa rreth deklarimit se do të bëj kallëzim penal ndaj ministres së  Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ai tha se tashmë e ka bërë këtë.

Istrefi ka ngritur kallëzim penal edhe ndaj anëtarëve të bordit.

“Kallëzimin Penal e kam dorëzuar sot për ministren, anëtarët e bordit dhe të gjithë ata udhëheqës të militantëve do të përballen me ligjin”, ka përfunduar ai.

Bedri Istrefi që në dhjetor të 2018-es ishte emëruar në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, e më pas Kryeshef i TK është shkarkuar të premtën e 24 prillit nga Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës.

Bashkë me Istrefin janë shkarkuar edhe zëvendëskryeshefat dhe zyrtari kryesor financiar.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës ka publikuar disa nga gjetjet mbi bazën e të cilave janë marrë vendimet për shkarkim.

Aty ndër të tjera flitet edhe për thellimin e humbjeve, detyrimet në rrite, problemet me likuiditet dhe kontratat e pafavorshme.

“Bordi i përkohshëm është mbështetur në këto gjetje në vendimet e shkarkimit të krye­shefit, zëvendëskryeshefave dhe të zyrtarit kryesor financiar:

Thellimi i humbjeve — Gjatë vitit 2018, humbjet e ndërmarrjes kanë qenë 15,6 milionë euro. Më 2019, janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje. Pra, humbjet janë thelluar për 50 për qind.

Detyrimet në rritje — Detyrimet e ndërmarrjes për 2018 kanë qenë 50,2 mili­onë euro, kurse për 2019 detyrimet sillen rreth 72,5 milionëve. Pra, kemi një rritje prej 16,3 milionësh.

Rikujtojmë gjithashtu:

Problemet me likuiditet — Ndërmarrja ka probleme me likuiditet, që është rë­nduar akoma gjatë pandemisë. Në 5–6 muajt e fundit, ndërmarrja nuk ka arritur të paguajë me rregull rrogat e punëtorëve.

Kur kemi shkarkuar bordin, kemi përmendur këto probleme kyçe:

Kontrata të pafavorshme — Ndërmarrja ka lidhur vazhdimisht kontrata të marketingut me portale fiktive ose për shuma të paarsyeshme; kontrata të ri­shitjes së shërbimeve me provizion tejet të lartë, të paarsyeshëm — që kanë qenë bazë për shkarkimin e bordit.

Shpenzimet e tepërta — Ndërmarrja ka dhënë rroga të larta të menaxhmentit (pesëfish rroga e ministrit), ndërkohë që menaxhmenti tashmë i shkarkuar ka kërkuar subvencione për rroga të punëtorëve.

Mbipunësimi — Ndërmarrja është rënduar me emërime e gradime pa kriter, nepotizëm e politizim. Punëtorët përballen me diskriminim në paga”, thuhet aty.

E për shpenzimet e tepërta dhe mbipunësimet,  arbresh.info ka raportuar për javë të tëra vitin që  lamë pas.

Në shkurt të 2019-es, arbresh.info ka bërë publike mbi 30 punësime të bëra me lidhje familje dhe partiake në ndërmarrje.

Gjithashtu arbresh.info për javë të tëra ka raportuar për dhjetëra raste të keqpërdorimit të parave të ndërmarrjes publike.

Këngëtarët  kanë marrë deri 7 mijë euro për realizim të këngëve dhe videoklipeve të ndryshme.

Këngëtarja Leonora Jakupi për realizimin e videoklipit ‘pushkë e çifteli’ iu ndanë nga Telekomi i Kosovës plot 6 mijë euro.

Kënga është në bashkëpunim me Gold Ag i cili po ashtu ka shkruar tekstin e klipi ka vetëm sy skena.

Shumë të njëjtë mori edhe këngëtari tjetër i estradës shqiptare, tani ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri. Atij para iu ndanë për këngën ‘Interesgjike’.

Por ndërmarrja publike që dikur operonte si më fitimprurësja në vend ka ndihmuar edhe këngëtarë të zhanreve tjera si Adelina Thaçi, bashkëshortja e ish-deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta me 6 mijë euro, Altuna Sejdiu -Tuna me 2 mijë e 500 euro, Adelina Berisha dhe Edita Sopjani, me 2 mijë dhe respektivisht 1 mijë e 500 euro, e 3 mijë euro janë ndarë për Argjentina Ramosaj.

Edhe humoristët kanë marrë para nga Telekomi për realizim të skeqeve të tyre.

E para janë ndara edhe për sallone të ondulimit dhe spektakle të bukurisë./arbresh.info/Agnesa Çitaku/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme