Armatosjen me armatim të sofistikuar, blerja e dronëve dhe rritja e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nga Qeveria e Kosovës, si dhe armatosja deri në ‘dhëmb’ e Serbisë, nga Kina dhe Rusia, për deputetin e Partisë Demokratike në Kuvendin e Kosovës, Hisen Berisha, është veç një skenë teatrale e nisur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e që po ‘luan’ edhe kryeministri Albin Kurti.
Edhe pse armatosjen e ndërlidh me shkallën e rrezikshmërisë, Berisha thotë se kanë pasur një rishikim strategjik të sektorit të sigurisë nga ku i kanë identifikuar rreziqet e mundshme për sigurinë nacionale, duke planifikuar ndërtimin e kapaciteteve të armatosura në Kosovë.
Planifikimi sipas deputetit të PDK-së ishte hartuar qysh në vitin 2015 në atë kohë, pra blerja e armatimin, shtimi i numrit të ushtarëve dhe rritja e kapaciteteve ka qenë e planifikuar nga qeveria e asaj kohe.
“Siç po bënë kryeministri në shumë situata edhe me buxhetin e kësaj radhe u munduan ta ngritin në nivel propaganda, domethënë ishte elementi i parë që u mundësuan ta lansojnë te populli, sepse po përputhet me situatën e sigurisë e cila është jo stabile në vend dhe e kërcënuar nga vet Serbia, nga shpërfaqet e incidenteve, siç janë ato rasti i sulmit në Banjskë ku u vra oficeri i Policisë dhe këto paragjykimet psikoza e luftës që po përpiqet ta krijoj vetë kryeministri me deklaratat e vazhdueshme se do të ketë prapë do të ketë sulm nga Serbia”, pohoi ai.
Mirëpo, sipas tij, Kosova duhet të tregohet e menaxhuar të mos bie pre e provokimeve dhe propagandës.
“ Nuk është që forca e sigurisë, mbrojtjes dhe Ushtria pjesë e propagandës partiake dhe qeverisëse politike, por është thjeshtë proces pune që duhet bërë dhe për ta bërë atë nuk ka nevojë për propagandë përcjellëse”, tha Hiseni për Arbresh.info.
Deputeti i PDK-së, kërkon nga kryeministri që të fokusohet në projektet të mëdha kapitale që po barten nga viti 2021 në atë 2023, e jo tek ajo se po bëjmë blerje strategjike.
Ai, ka shtuar se për Forcën e Armatosura të Sigurisë, nuk mund të bëhen blerje përtej atyre marrëveshjeve dhe limiteve që i janë vendosur nga ndërkombëtarët dhe prania e tyre ushtarake.
Ndryshe, që prej ardhjes në pushtet të presidentit serb Vuçiq, ka filluar armatosja dhe militarizimi i Serbisë, duke u bërë kërcënuesi kryesor në Ballkanin perëndimor i sigurisë rajonale, por, shtetet që janë pjesë e Aleancës veri Atlantike të quajtur NATO, nuk e shohin si rrezik.
Por, është Kosova që është kërcënuar vazhdimisht me një ofensivë ushtarake nga Serbisë, për kundër që ka ushtarë paqeruajtës të KFOR-it, që prej përfundimit të luftës së vitit 1999.
Ngritjen e helikopterëve përgjatë vijës kufitare dhe futjen aeroplanëve ushtarak brenda territorit të Kosovës, ngritjen e 48 bazave ushtarake përgjatë kufirit, si dhe paralajmërimin se mund të intervenojë ushtarakisht nëse eskalon situata në 4 komunat veriore të Kosovës. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...