Në Prishtinë po protestohet kundër vendimit të Gjykatës në Maqedoni për “Grupin e Kumanovës”, raporton arbresh.info.
Protesta është organizuar nga Plisat, dhe aty po marrin pjesë edhe familjarë të dënuarve, politikanë nga pozita e opozita.
Protestuesit nga sheshi “Zahir Pajaziti” do të nisen drejt ambasadës së Maqedonisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbështetur kërkesën e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, për një hetim ndërkombëtar për rastin e grupit “Kumanova”.
Një hetim ndërkombëtar, sipas presidentit Thaçi, do ta ndriçonte të vërtetën e plotë, mbi të cilën do të vendoste drejtësia.
Gjykata Penale e Shkupit dje ka dënuar më 746 vjet burg grupin e ashtuquajtur “Kumanova”, ku nga 29 persona sa ishin në këtë grup shtatë pjesëtarëve u është shqiptuar burg I përjetshëm, katër janë liruar nga aktakuza.
Pjesëtarët e grupit “Kumanova”, janë dënuar pasi që Gjykata ka dhënë verdiktin e saj që të njëjtit janë përfshirë në luftimin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 e që sipas Kodit Penal të Maqedonisë janë ngarkuar me veprën penale organizim terrorist.
E para se të merrej vendimi gjykatësja e këtij grupi Artene Ademi ka thënë se nuk pret vendim të drejtë.
Gjatë përleshjes që është zhvilluar në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë në maj të vitit 2015 në mes Forcave të Sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.
Gjatë ditës ka paralajmëruar takim me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, për këtë çështje edhe Ministri i Drejtësisë Ablerad Tahiri, shkruan arbresh.info.
Përfaqësues politik në Maqedoni po kërkojnë hetim ndërkombëtar për këtë çështje, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Dënimet e shqiptuara nuk janë përfundimtare dhe të njëjtat mund të apelohen nga personat e dënuar përmes avokateve te tyre mbrojtjes.
Sipas ekspertëve, në rast se të njëjtit marrin vendime përfundimtare, kanë të drejtën të paraqesin kërkesë për të vuajtur dënimin në Kosovë, por që këto kërkesa duhet të miratohen nga ana e Ministrive të dy vendeve si e Kosovës ashtu edhe e Maqedonisë, si është parapare edhe në marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar në mes Kosovës dhe Maqedonisë./arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...