Prokuroria Speciale njofton se ka ngritur aktakuzë kundër 27 të pandehurve.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se të pandehurit në bashkëveprim në mes vete janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të ‘’Kontrabandimit të migrantëve’’, kryesisht shtetasve Sirian.
Tutje siç bën të ditur Prokuroria, shtetasve Sirian i është mundësuar kalimi nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëzet e shtatë (27) të pandehurve me inicialet M.A, A.A, M.S, A.H, L.H, M.A, L.U, SH.M, A.K, F.S, L.S, A.S, B.A, E.A, U.E, B.G, F.G, N.B, Q.S, N.T, G.K, B.U, E.B, B.B, F.I, A.I, dhe L.Z. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) të pandehurve është ngritur për shkak se të njëjtit në tërë territorin e Kosovës, në bashkëveprim në mes vete janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të ‘’Kontrabandimit të migrantëve’’, kryesisht shtetasve Sirian, ku i është mundësuar më shumë se shtatëqind (700) personave kalimi nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...