Google ADS

119 raste të reja me COVID-19, këto janë komunat më të prekura

Koronavirusi në Kosovë
16:05 | 15 Korrik 2020
Arbresh Info

Edhe 119 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, teksa 92 pacientë të tjerë janë shëruar, raporton arbresh.info.

Kjo është bërë e dituar përmes një konference për medie e mbajtur gjatë ditës së sotme nga  Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Nga 420 mostra të marra nga QKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve në teren, pozitiv kanë rezultuar 119 persona.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se situata epidemiologjikë ka filluar të normalizohet.

“Pas ditëve të fundit që kemi pasur një situatë epidemiologjike me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, prej dje situata ka filluar të normalizohet dhe të jetë me qetë”, ka thënë Ramadani.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237 nga 29,060 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsejtë 112 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ramadani ka theksuar se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 92 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarave ka arritur në 2,462, kurse numri i rasteve aktive është 2,663.

Rastet pozitive janë nga:

Komuna e Prishtinës 63 raste

Komuna e Gjakovës 12 raste,

Komuna e Drenasit  6 raste

Komuna e Fushë Kosovës 5 raste

Komuna e Pejës 5 raste

Komuna e Podujevës 5 raste

Komuna e Skenderajt 3 raste

Komuna e Ferizajt 2 raste

Komuna e Deçanit 2 raste

Komuna e Gjilanit 2 raste

Komuna e Istogut 2 raste

Komuna e Kaçanikut 2 raste

Komuna e Lipjanit 2 raste

Komuna e Vushtrrisë 2 raste

Komuna e Obiliqit 2 raste, dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë e Rahovec.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kanë vendosur që ta ndryshojnë mënyrën dhe kohën e raportimit për rezultatet e testimeve.

“Ne e konsiderojmë më të drejtë që këto rezultate qytetarëve t’ua vëmë në dispozicion çdo ditë në orën 15;00. Kështu u jepet kohë e mundësi profesionistëve tanë shëndetësorë që të punojnë me pak presion”, ka thënë Zemaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme