Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, listës së votuesve do t’i shtohen edhe 115 mijë votues të rinj, të cilët për herë të parë do të jenë janë pjesë e listës së votueseve.
Kështu tha Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjvee.
Natyra Fazliu, ka mbushur moshën, e cila ligjërisht i mundëson asaj që më 6 tetor ta shfrytëzoj të drejtën e votës që i takon. Fazliu, tha për Radio Kosovën se është emocion i veçantë dhe se do të marrë pjesë në procesin e votimit për të kryer obligimin e saj si qytetare e Kosovës.
” Jam 19 vjet, jam e emocionuar sepse mund të vendosi për të ardhmen time. Jam duke e vlerësuar programin e tyre e sidomos në këtë kohë dhe mendoj qe edhe unë e të gjithë do ta zgjedhim me të mirin për të ardhmen tonë”, tha ajo.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017-të, këtë vit të drejt vote kanë më shumë se 115 mijë votues të rinj, tha për Radio Kosovën zëdhënësi i KQZ-së , Valmir Elezi.
“Në bazë të listës preliminare të votuesve për këto zgjedhje, kjo listë përmban 115 mijë e 215 emra të votuesve më shumë se sa lista përfundimtare të votuesve për zgjedhjet lokale të viti 2017”, tha ajo.
Elezi tha se janë duke pritur certifikimin e listës përfundimtare të votuesve, se sa nga këta votues i kanë mbushur 18 vjet në dy vitet e fundit, dhe sa janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror për votim.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...