Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.346.
Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 tha se rënia e rasteve me coronavirus ka ardhur për shkak të masave të cilat janë ndërmarrë.
Ai tha se masat e reja ndërmerren varësisht numrit të të infektuarve në vend, ndërsa shqetësuese e quajti numrin e lartë të vdekjeve.
Ministri i Shëndetësisë ka folur edhe lidhur me vaksinën antiCOVID-19.
Ai bëri të ditur se më 7 dhjetor ka nënshkruar aplikimin për vaksinë, ndërsa njoftoi se Kosova është në mesin e 92 vendeve ku 20 për qind të vaksinës do ta ketë falas./ Arbresh.info/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...