Tash kur jemi në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës , qytetarët meritojnë që t`i dinë vargjet e himnit të tyre.
Himni i Kosovës ka një tekst por një gjë të tillë nuk po e dinë qytetarët, ata thonë se janë në dijeni që një tekst është bërë po që nuk e kanë dëgjuar të intonohet në evente shtetërore.
Disa nga qytetarët mllefin e bartnin tek partitë politike të cilat deri më sot nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.
“Populli e dinë po politikanët nuk e dinë ata duhet me i pyet, himni e ka tekstin po politikanët nuk e qesin se ja kanë frikën Evropës, Evropa ka thanë mos me qit se ka një domethënie, ky himn nuk na pëlqen po besoj se do ndryshoj tash e mas”, ka thënë Vllaznim Hylaj për arbresh.info.
E në anën tjetër kishte edhe nga ata të cilët nuk ishin në dijeni që një tekst i tillë ekzistonte pasi që sa herë është interpretuar , është bërë vetëm instrumentalisht.
“Nuk e di a ka, qysh e di unë veç pa tekst është, mirë ish kanë me pas tekst”, ka thënë qytetari Arbër Krasniqi, për Arbresh.info.
Ndërkaq në disa shkolla teksti jo zyrtarë i himnit të Kosovës, praktikohet nga disa mësimdhënës.
“Po e dimë që ka tekst, profesoresha e muzikës na ka thanë që ka tekst, edhe e ka këndu ai personalisht”, kanë thënë dy nxënëse.
E mos pëlqime dhe mos pranim të këtij flamuri e po ashtu edhe të simboleve tjera shtetërore kishte edhe këtë herë nga qytetarët të cilët u shprehen për arbresh.info.
“Jo nuk edi që ka tekst, edhe nuk um pëlqen ai himn, unë kisha pas qefë me kanë himni i flamurit që e kom mësu prej lindjes”, ka thënë një qytetarë.
“Unë e di që himni i Kosovës nuk ka tekst, është pa tekst, gjithqysh do duhej të kishe, pasi që çdo himn botëror, dmth hijeshia e një himni është me pas tekst”, u shpreh Visar Krasniqi.
Dikush tjetër po e cilëson si ‘zvarritje’ mos pranin e tekstit nëpër evenimente kur intonohet himni i Kosovës.
“Nuk i di arsyet pse është zhagit mirëpo normal duhet me u emitue edhe teksti se e kom gjete vetëm shkrime që atë tekst edhe e kam të shënuar të ruajtur, qysh figuron teksti i himnit te Kosovës, mirëpo është mirë që jo vetëm në mënyrë muzikale por edhe tekstualisht mu kendue, sikur që këndohet himni kombëtar, njëjtë edhe ai me tekst të plotë”, ka thënë qytetari Vesel Veseli.
Ndryshe shteti i Kosovës këtë vit shënon 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Teksti i plotë jozyrtar i himnit të Kosovës:
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë
Vendi i të parëve tonë
Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.
/arbresh.info/
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...
Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platfo...
TikTok do të ndalojë filterat e bukurisë për adoleshentët