Më 28 prill të vitit 1912, u themelua Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra.
Vatra militoi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve rreth e qark botës. Në këtë Federatë do të bënin pjesë figurat më të ndritura të kombit. Një prej veprimtarëve më të zëshëm në radhët e saj ishte Fan Noli, cili shkroi edhe himnin e kësaj federate: “Vëllezër u dërmua, Errësirë e skllavërisë, Lindi me dirsë nderi. Një djell plot gëzim, VATRA kështjell’ e dashur, E mëmë Shqipërisë”.
Në takim historik, u themelua një bord i përkohshëm dhe pjesëtarët e tij ishin: sekretari: Fan Noli, arkëtari: Llambi Çikozi, menaxheri i “Diellit”: Kristo Kirka, drejtuesit e degëve të federatës: Faik Konica dhe Kristo Floqi, si dhe supervizorë të “Diellit”: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili.
Vatra u njoh zyrtarisht dhe prej shtetit të Masaçusetsit duke marrë certifikatën e njohjes në 13 qershor 1912./rtk
Haxhiu priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë,...
Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, përurohet objekt...
Stojkoviç kapet sërish me gazetarët serb: Mos më jepni leksi...
Kosova – Komoret, me këtë formacion zbarkojnë “Dardanët” në ...
Shqipëria drejt regjistrimit të flisë si pjesë e trashëgimis...
Sipas Transfermarkt, Yamal lojtari më i shtrenjtë në botë