Google ADS

27 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së, Kurti bën homazhe te varret e tyre

09:02 | 31 Janar 2024
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe te varri i Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan.

Zyra e Kryeministrit njofton se homazhet do të bëhen në orën 10:30, në Kompleksin Memorial në Orllan.

Pas Orllanit, Kurti do të bën homazhe te shtatoret e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut dhe Ilir Konushevcit, te sheshi në Besianë.

Këto homazhe do të mbahen në orën 11:00, te sheshi në Besianë./Arbresh.info/

Të ngjashme