122 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

16:25 | 26 Janar 2021
M. A.

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit një person në territorin e kësaj komune është shëruar nga COVID-19, një ka vdekur si dhe janë regjistruar 5 raste të reja të infektuara.

Sipas kësaj komune, deri tani 43 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Nga 712 raste të infektuara me COVID-19 në këtë komunë, 122 janë aktive.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 712 raste, prej tyre 547 janë shëruar, 43 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 122 persona”, është bërë e ditur për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme