Google ADS

Sillen para drejtësisë gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika, masa të rrepta sigurie

12:56 | 22 Prill 2025
K.B

Nën masa të rrepta sigurie kanë arritur në ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj grupi prej gjashtë personave të akuzuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar nga Gjykata që ndaj Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndryshe, me 1 prill i dyshuari Rejan Balaj atë kohë 17-vjecar dyshohet se ka privuar nga jeta rreshterin Muhamed Lika dhe motivi i vrasjes dyshohet se është puna si polic e rreshterit Lika./Arbresh.info/

Të ngjashme

Foto lajm