Shasha për heqjen e vizave: Nëse kjo qeveri e ka plotësuar kriterin e fundit, 94 janë plotësuar nga dikush tjetër

14:05 | 18 Prill 2023
K.B

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, ai tha se është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së Qeverisë.

Ai tha se nëse kriteri i fundit është plotësuar nga kjo qeveri 94 janë plotësuar nga të tjerët.

“Është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së Qeverisë. Edhe nëse shkojmë në ekstrem dhe e pranojmë pretendimin e VV-së se fal punës së tyre u përmbush një kriter i mbetur (sundimi i ligjit), prapë mbesin 94 kritere të tjera të cilat ata nuk i kanë përmbush, por dikush tjetër.
Dita sikur kjo e sotme duhet të jetë ditë përbashkuese dhe festive e gjithë spektrit politik. Barra e zgjatjes së dorës është çdo herë mbi shumicën”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme