Në kuadër të bashkëpunimit fqinjësor, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në vizitë me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe njëherit ushtruesin e detyrës së Ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Filip Adzic.
Me këtë rast, dy ministrat diskutuan rreth bashkëpunimit fqinjësor, zhvillimit të kapaciteteve ushtarake profesionale përmes realizimit të ushtrimeve dhe trajnimeve të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive, e po ashtu edhe rreth ushtrimit fushor ” Defender Europe ’23.
Gjithashtu, Ministri Mehaj njoftoi homologun e tij malazez rreth zhvillimeve të FSK-së, fazën e zbatimit të Planit të Tranzicionit, ndryshimeve ligjore, për rekrutimet e fundit, e gjithashtu edhe për synimet e qarta për anëtarësim në nismat rajonale, në A5, RACVIAC e Programin e Partneritetit për Paqe.
Nga ana tjetër, Ministri Adzic theksoi se agresioni rus në Ukrainë ka qenë mesazh se duhet ndryshuar mënyrën e të funksionuarit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si shtete relativisht të vogla që duhet mbështetur njëra-tjetrën për të ruajtur stabilitetin e rajonit.
Më pas, dy ministrat vizituan Qendrën e Studimeve Universitare si dhe Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim, në Pomozatin ku u pritën nga komandanti i Komandës së Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri.
Më pas, ministri Adzic shprehu vlerësimin e tij të lartë për nivelin e lartë profesional të pjesëtarëve të FSK-së si dhe faktin që kontigjenti ynë i specializuar është duke marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.
Ministri Adzic në vazhdim theksoi se: “ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por është në dorën tonë që të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Në këtë aspekt Mali i Zi është i gatshëm të mendoj jashtë kutisë, dhe se Republikën e Kosovës e sheh si shtet partner që përtej aspektit gjeografik dhe shtrirjes brenda Ballkanit Perëndimor, na bashkojnë vlerat e përbashkëta demokratike, euro-atlantike”.
Në fund, ai shprehu zotimin se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Malit të Zi për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe, si rrugë drejt anëtarësimit në NATO. /arbresh.info/
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë