Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar lidhur me lajmet e qarkulluara në media se ajo është larguar nga LDK-ja.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se lajmet për dorëheqjen e saj nga LDK, nuk janë të vërteta.
“Të dashur veprimtarë të LDK-së, lajmet për dorëheqjen time nga LDK janë të pavërteta. Angazhimin në LDK do ta vazhdoj me përkushtim të plotë, si gjithmonë! Faleminderit për përkrahjen tuaj në rrugëtimin tonë të përbashkët politik”, ka shkuar ajo./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj