Një koleksion i veçantë i çorapeve të krahinave etnografike shqiptare sot janë ekspozuar në Lidhjen Shqiptare në Prizren.
Ministria e Kulturës njofton se aksesorët e punuara me dorë kanë rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe materiale përmes të cilave kuptojmë edhe nivelin e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe psikologjinë e një populli.
“Ekzpozita me autorë Parim Kosova, Linda Perolli, Delvina Bytyqi dhe Dashnor Uka, është realizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren”, thuhet në njoftim.
Në hapje të ekspozitës të pranishëm ishin zëvendësministri i MKRS-së, Sylejman Elshani, këshilltarja e lartë Nora Arapi Krasniqi, U.d drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu, drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, dhe vizitorë të shumtë./Arbresh.info
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...