111 mijë euro në fushatën për qentë endacak

22:46 | 20 Maj 2019
Arbresh.info

Për të vetëdijesuar kosovarët si të sillen me qentë endacak u dhanë 111 mijë euro.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në janar të 2018-ës ndau këtë shumë të parave për kompaninë “Mala Farm”, njofton Klan Kosova.

Me kontratë parashihej që këta të fundit të kryenin 50 ditë punë për këtë qëllim. Mirëpo sipas një organizate që merret me te drejtat e kafshëve, puna nuk u pa askund.

E një ditë pune e kësaj kompanie i kushton goxha shumë taksapaguesve.

Televizioni ishte në kompaninë “Mala Farm”, por asnjë zyrtar i kësaj ndërmarrjeje nuk pranoi të flas për aktivitetet që kanë kryer me paratë e projektit që morën nga AUV. Ata nuk kthyen përgjigje as me post elektronike e as me telefon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme