Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka përkujtuar sakrificën të Familjes Jashari.
Pacolli tha se familja Shaban Jasharit në krye me Ademin dhe UÇK-në, hapën një kapitull të ri në historinë tonë.
“Në këtë ditë të shënuar, kujtojmë fillimin e një udhëtimi epik për liri dhe drejtësi në Kosovë.
Para 26 vjetësh, Familja e Shaban Jasharit në krye më Ademin dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës hapen një kapitull të ri në historinë tonë kombëtare, një histori e lavdishme që nuk harrohet kurrë”, shkruan Pacolli në Facebook.
Pacolli tha se sot nderojnë kujtimet e atyre kohërave dhe sakrificave të lavdishme dhe kontributin e tyre në rrugën drejt një Kosove të lirë dhe të pavarur që gëzojmë sot.
“Sot, po nderojmë kujtimet e atyre kohërave dhe sakrificave të lavdishme dhe kontributin e tyre në rrugën drejt një Kosove të lirë dhe të pavarur që gëzojmë sot”, tha ai./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...